Bardhi ballafaqohet me Ramën: PE foli qartë, ndalni projektet në zonat e mbrojtura!
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama mbi raportin e Parlamentit Europian, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka interpretuar qëndrimin e eurodeputetëve si mbështetje për kërkesat e protestuesve kundër ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura. Sipas Bardhit, Parlamenti Europian ka mbajtur një qëndrim të unifikuar me qytetarët shqiptarë që kanë protestuar ditët e fundit, duke kërkuar shfuqizimin e dispozitave të ligjit për zonat e mbrojtura dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Ai thekson se amendamenti i miratuar në raportin për Shqipërinë ngre shqetësime serioze për zhvillimet në zonën e Vjosë-Nartës, si dhe për ndikimin që ndryshimet ligjore mund të kenë në ekosistemet e mbrojtura. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Parlamenti...
Burimi:
ntv.al