Banesa merr flakë në Kuçovë, komshinjtë shpëtojnë 90-vjeçaren që jetonte e vetme, fqinji tregon çastet e para
Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një banesë në fshatin Tapi, në bashkinë e Kuçovës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të komshinjve është shpëtuar 90-vjeçarja Sherina Hatija, e cila jetonte e vetme në banesë. Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur si pasojë e një shkëndije elektrike në një prej prizave të shtëpisë. Fillimisht flakët janë shfaqur në dhomën e ndenjës dhe më pas janë përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën. Komshinjtë kanë ndërhyrë menjëherë, duke nxjerrë të moshuarën jashtë banesës, ndërsa më pas ajo është transportuar me ambulancë në Spitalin e Kuçovës për një kontroll rutinë. Fatmirësisht, 90-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar djegie. Një fqinj i 90-vjeçares tregoi për momentin e zjarrit. “Plaka po ishte...
Burimi:
sot.com.al