Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Bamir Topi: Berisha nuk frymëzon më! Nuk kam një emër se kush mund ta zëvendësojë në krye të PD, por…

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, duke deklaruar se në këtë forcë politike nuk ekziston më një garë reale dhe se situata brenda saj është “amorfe” dhe e rënduar. Sipas Topit, proceset aktuale në PD lidhen më shumë me rikonfirmimin e emrit të Sali Berishës si drejtues i partisë, sesa me një konkurrencë të mirëfilltë politike, gjë që sipas tij po e kthen situatën në një “dramë të demokracisë shqiptare”. “Demokratët po e përjetojnë si dramë këtë gjendje në parti. Ka ndodhur një metamorfozë e çuditshme në PD”, është shprehur Topi, duke shtuar se dëmi më i madh për Shqipërinë sot vjen pikërisht nga kjo forcë politike, e cila sipas tij duhet të ishte shpresa kryesore e opozitës. Duke folur...