‘Balluku me vartësit krijuan kompani fiktive me parqe fotovoltaike’, Kalaja kallëzim në SPAK: 30 mijë m2 tokë për 120 €
Avokatja Adriana Kalaja ka depozituar në SPAK, një kallëzim të ri për ish zëvendëskryeministren dhe ish ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryebashkiakun e Fierit, Armando Subashi dhe drejtorin e Avioacionit Civil, Maksim Ethemaj. Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme, Kalaja tha se Balluku ka dhënë një sipërfaqe prej 30 mijë metrash katrorë tokë publike për një qira qesharake prej vetëm 120 eurosh në muaj. Kjo skemë, sipas Kalasë, është përdorur për ngritjen e parqeve fotovoltaike përmes kompanive fiktive, ku shitja e aksioneve është bërë nga familjarë të zyrtarëve tek kompania “4AM” për vlera minimale, e cila më pas ka përfituar tenderë shtetërorë me vlerë deri në 500 mijë euro nga po i njëjti institucion. “Belinda Balluku bashkë me statusin ligjor...
Burimi:
sot.com.al