Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe! Reagon SPAK: U thirr sot në Prokurorinë e Posaçme për…
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku u paraqit ditën e sotme në SPAK. Pas rreth 20 minuta, Balluku ka lënë ambientet e SPAK, ndërsa iu komunikua zgjatja e hetimeve. Ndërkohë lidhur me këtë çështje SPAK ka reaguar për mediat. “Znj Belinda Balluku është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzën, e cila lidhet me disa procedura prokurimi, objekt hetimi; për t’u pyetur lidhur me akuzat si edhe për t’i komunikuar akte të tjera procedurale”, thuhet në reagimin e News24. Përveç akuzave të reja, Ballukut iu komunikua edhe zgjatja me 3 muaj e hetimeve. Ndaj Ballukut tashmë rëndojnë akuzat e shkeljes së barazisë në tenderë. Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur...
Burimi:
sot.com.al