Balliu “shpërthen” ndaj Berishës: Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha!
Avokatja dhe ish kandidatja e Partisë Demokratike, Alesia Balliu, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike dhe rizgjedhjes së Sali Berisha në krye të saj. Në reagimin e saj publik, Balliu sulmon drejtpërdrejt mënyrën sesi po drejtohet opozita, duke akuzuar familjen Berisha se po e përdor Partinë Demokratike për interesa personale dhe ekonomike. “Sali, i vetmi i përdalë politik në PD e ka emrin Shkëlzen Berisha. I vetmi që po pasurohet nga qëndrimi në opozitë i PD-së është djali yt. Prandaj po e shkatërron PD-në dhe të ardhmen e saj, sepse demokratët varfërohen, ndërsa fëmijët e tu pasurohen”, shprehet Balliu. Më tej, ajo bën një krahasim të fortë politik, duke deklaruar se ish-udhëheqësit komunistë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia “do të ndiheshin...
Burimi:
javanews.al