Balla: Shqipëria është goditur nga disa shqiptarë që u ka marrë perëndia mend

Balla: Shqipëria është goditur nga disa shqiptarë që u ka marrë perëndia mend

Gjatë një takimi me njerëzit në Kavajë, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ngriti shqetësimin për sulmet online ndaj bizneseve turistike shqiptare Ai i cilësoi ato si një përpjekje për të dëmtuar imazhin e Shqipërisë dhe ekonominë e vendit, teksa shtoi se turizmi është një pasuri kombëtare dhe se çdo goditje ndaj hoteleve, restoranteve, bujtinave dhe sipërmarrjeve turistike prek drejtpërdrejt punën e mijëra shqiptarëve. “Imazhi i Shqipërisë janë përshtypjet që të huajt lënë te bizneset tona, te hotelet, restorantet dhe çdo vend ku ata marrin shërbim. Kush dëmton këto biznese, dëmton turizmin dhe ekonominë e shqiptarëve.” Balla theksoi se vlerësimet online kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e turistëve dhe në suksesin e një biznesi, duke shtuar se përballë...