Balla nga Berlini: Kapitulli 27, një nga sfidat kyçe për anëtarësimin në BE

Balla nga Berlini: Kapitulli 27, një nga sfidat kyçe për anëtarësimin në BE

Gjatë një vizite zyrtare në Berlin, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilluan një takim me Rita Schwarzelühr-Sutter. Në fokus të bisedimeve ishte avancimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, një nga kapitujt më sfidues dhe më të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Përmes një reagimi publik në rrjetin e tij social, Balla theksoi rëndësinë e mbështetjes gjermane në rrugën evropiane të Shqipërisë. “Berlin, vizita dhe takimi me Rita Schwarzelürhr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare. Diskutuam mbi avancimin e Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, me...