Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka bërë thirrje deputetes Marjana Koçeku të dorëzojë mandatin e deputetes, duke argumentuar se ai mandat i përket Partisë Socialiste, e cila e ka kandiduar dhe e ka çuar në Kuvend. I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë një njoftim zyrtar nga Koçeku se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, Balla u shpreh se deputetja duhet të respektojë forcën politike që i ka dhënë mundësinë të zgjidhet dhe, nëse nuk dëshiron të jetë më pjesë e saj, duhet të heqë dorë nga mandati. “Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur, dhe dua t’ju them, personin në fjalë e ka zgjedhur Partia Socialiste. Të dorëzojë mandatin Partisë...
Burimi:
javanews.al