Balla akuzoi Moskën për ndërhyrje në protestë/ Ambasada Ruse: Deklarata të pabaza…
Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si edhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilët kanë përmendur Rusinë si një nga aktorët që, sipas tyre, mund të ketë ndikim në protestat e zhvilluara në vend. Në një deklaratë zyrtare, Ambasada Ruse i cilëson këto pretendime si “krejtësisht të pabaza”, duke shprehur habinë për deklaratat e zyrtarëve shqiptarë dhe për publikimet e disa mediave që, sipas saj, kanë përsëritur të njëjtin narrativ. Sipas Ambasadës, Rusia ndjek në mënyrë rigoroze parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, duke respektuar zgjedhjet e popujve dhe duke bashkëpunuar me qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime. “Rusia zbaton me rreptësi...
Burimi:
ntv.al