Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Avokati i Popullit në Kuvend: Drejtësia, pronat dhe të paraburgosurit, problemet kryesore në Shqipëri

Shqipëria synon të jetë brenda dekadës anëtare e Bashkimit Europian, por ka probleme të theksuara me respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të saj. Drejtësia dhe pronat mbeten shqetësimet kryesore të shqiptarëve. Çështjet e tyre zvarriten me vite në institucionet përkatëse. Avokati i Popullit Endri Shabani gjatë prezantimit në Kuvend të raportit të 2025, kur këtë institucion ende e drejtonte Erinda Ballanca, theksoi problemet e mëdha me sistemin gjyqësor, vonesat në shqyrtimin e dosjeve dhe për pasojë numrin rekord të të paraburgosurve, pa një vendim të formës së prerë. Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit, Avokati i Popullit deklaroi se për çështjen e pronës shkeljet më të mëdha janë konstatuar nga Kadastra e Vlorës, Shkodrës dhe...