Avioni i parë zjarrfikës/ Rama ndan pamjet nga operacioni në Mallakastër: Air Tractor AT-802 forcë e shtuar

Avioni i parë zjarrfikës/ Rama ndan pamjet nga operacioni në Mallakastër: Air Tractor AT-802 forcë e shtuar

Pamje nga avioni Air Tractor AT-802 TIRANË- Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga vatra zjarri, të cilat kanë djegur qindra hektarë sipërfaqe dhe kanë rrezikuar fshatra në disa zona. Gjendja më alarmante paraqitet në jug të vendit, veçanërisht në Mallakastër. Lidhur me situatën që po përjeton vendi ynë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë pamje nga operacioni për shuarjen e flakëve në Mallakastër. Rama njofton se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin në terren, ndërsa shprehet se këtë herë qeveria është më e përgatitur për të përballuar situatat me zjarret. “Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e më...