Auditorët akull dhe tualete pa ujë/ Ku përfundojnë miliardat e universiteteve?

Auditorët akull dhe tualete pa ujë/ Ku përfundojnë miliardat e universiteteve?

Bajrie Istrefaj/ Gjatë dimrit që sapo lamë pas, leksioni i parë i mëngjesit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Tiranë nuk nisi me hapjen e fletoreve apo diskutimin e temave të ditës. Nisi me një gjest të thjeshtë, por domethënës: studentët mbërthyen xhupat, futën duart në mëngë dhe kërkuan një vend ku i ftohti të ndihej disi më pak. Brenda auditorëve, temperatura ndryshonte pak nga ajo jashtë. Me ardhjen e verës, vlen të kthehemi pas dhe të bëjmë një bilanc të muajve të ftohtë që lamë pas, për të parë se sa pak kanë ndryshuar kushtet në auditorët e universiteteve publike. Majnure Zeqo, studente masteri, kujton se gjatë dimrit auditorët ishin pothuajse po aq të ftohtë sa ambienti jashtë godinës. Sa ftohtë ishte jashtë,...