“Ata nga Kosova dhe Tetova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”/ Protesta në kryeqytet, Rama: Të rinjtë pastruan zhulin e molotovarëve

“Ata nga Kosova dhe Tetova hedhin gurë në bulevard dhe fshehin dorën”/ Protesta në kryeqytet, Rama: Të rinjtë pastruan zhulin e molotovarëve

Partia Socialiste e Shqipërisë feston sot 35-vjetorin e saj që nga themelimi në vitin 1991. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se në protestën në kryeqytet ka pasur edhe persona nga Kosova apo Tetova, që sipas tij njësoj si opozita kanë hedhur gurë në bulevard dhe kanë fshehur dorën. “Asgjë normale edhe në faktin se, megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe hallin e kanë se po nuk dëmtohet sezoni nga anulimet e rezervimeve për protestës, forca të ndryshme hidhen në bulevard, gurë deri edhe nga Kosova dhe Tetova dhe fshehin dorën, njësoj si nga opozita që derdh në bulevard prurjet e kënetës së vet dhe tabakatë që mbledhin likes dhe qajnë hallin e popullit, edhe partitë e reja që mbeten të vogla...