“Asnjë fond për zjarrfikësit”, Balla i përgjigjet Berishës: Piromani i Shqipërisë flet për zjarret
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është kundërpërgjigjur deklaratave të bëra më herët gjatë ditës së sotme nga kryedemokrati, Sali Berisha, lidhur me situatën e zjarreve në vend. Berisha kuzoi qeverinë se nuk ka akorduar asnjë fond për zjarrfikësit të cilët prej ditësh janë në luftë me zjarret. Në reagimin e tij Balla shkruan se piromani më i dëmshëm i Shqipërisë flet për zjarret dhe zjarrfikësit. Sa i përket deklaratave të Berishës për protestën, Balla shkruan se tashmë të gjithë e dinë se sorrat dhe Saliu janë bashkë. Postimi i Ballës: Ja dhe bufi Sali, piromani më i dëmshëm i Shqipërisë që flet për zjarrfikësit. Për 36 vjet në politikë vetëm për molotovë dhe zjarre 🔥mbahet mend. Sa i përket protestës...
Burimi:
vizionplus.tv