‘Asnjë fjalë për ekonominë’, Shehi kritikon Ramën: Kujton se shqiptarët kanë luajtur mendsh
Politikani Dashamir Shehi komentoi sot deklaratat e bëra të premten nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së dhe kabinetit qeveritar. Duke folur në një studio televizive, Shehi u shpreh me nota kritike, se Rama nuk tha asnjë fjalë për situatën ekonomike të vendit dhe për hallet e qytetarëve. Po ashtu, Shehi rihapi çështjen e financimit prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të reperit amerikan Kanye West, para që sipas tij, mund të kishin shkuar për teatrot e qyteteve dhe kulturën shqiptare. “Dëgjuat ju që tha ndonjë fjalë për ekonominë? Në kuptimin që çfarë halli kanë sot qytetarët. Nuk po them unë se duhet të jesh ndonjë profesor i madh për këtë punë. Nuk shikoj ndonjë sektor që shkëlqen, përveç ndërtimit. Pjesa...
Burimi:
sot.com.al