“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për ata që s’ndjekin fakultetin”, Rama: Kemi më shumë juristë për metër katrorë

“Arsimi profesional është talent, jo ngushëllim për ata që s’ndjekin fakultetin”, Rama: Kemi më shumë juristë për metër katrorë

“Arsimi profesional nuk është ngushëllim për dikë që nuk ndjek dot fakultetin. Por është një talent”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë Konferencës Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional. Rama solli në vëmendje eksperiencën e punonjësve të hotelit në Malin e Zi dhe arsyet pse ata nuk zgjedhin të largohen nga vendi i tyre. “Arsimi profesional nuk është ngushëllim për dikë që nuk ndjek dot fakultetin. Por është një talent. Të mos mbetet një shërbëtor, por me dijen e tij të bëjë të ardhura, të krijojë një biznes të vogël dhe të shërbejë në të gjitha sistemet, që nga ato digjitalet deri tek shërbimet. Në hotelin në Mal të Zi, , njerëzit i dilnin në aeroport investitorit dhe i këndonin këngën e librit të...