‘Me 4.2 milionë euro do ishte shuar menjëherë?’/ Braçe: Ky është cinizëm

‘Me 4.2 milionë euro do ishte shuar menjëherë?’/ Braçe: Ky është cinizëm

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me zjarrin në Krujë dhe kritikat e publikuara në rrjetet sociale për mënyrën e menaxhimit të situatës. Në reagimin e tij, Braçe argumenton se zjarri dyshohet se është shkaktuar nga një banor, i cili është arrestuar, ndërsa përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era. Sipas deputetit, në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar zjarrfikësit vendorë, Forcat e Armatosura dhe mjete të tjera, përfshirë helikopterë dhe dronë. Braçe thekson se nga zjarri nuk pati viktima apo dëme në banesa, ndërsa dëmi kryesor, sipas tij, është në sipërfaqet me bimësi dhe pemë të prekura nga flakët. Në reagimin e tij, deputeti kundërshton një pjesë të kritikave të bëra në rrjetet sociale, duke i konsideruar disa...