Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt kuriozë për të njohur të shkuarën komuniste

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt kuriozë për të njohur të shkuarën komuniste

“Në korridoret që dikur ruheshin sekretet më të errëta të diktaturës e çdo zë survejohej, sot dëgjohen hapat  dhe kureshtja e turistëve nga e gjithë bota. Muzeu “Shtëpia me Gjethe” është dëshmi e gjallë se e shkuara historike mund të kthehet në një atraksion turistik e kulturor për qindra vizitorë.” Nga kurioziteti për të njohur historinë e Shqipërisë, deri te dëshira për të kuptuar se si funksiononte një nga mekanizmat më të fortë të survejimit gjatë regjimit komunist, turistët po e përfshijnë gjithnjë e më shumë Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” në itinerarin e tyre. “Në fakt ishte ideja e babait tim. Ai është shumë i interesuar për Bashkimin Sovjetik dhe mënyrën se si funksiononte dikur. Prandaj donte ta vizitonim këtë muze dhe ishte vërtet...