Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht kur SHBA të ndryshojë qasjen ndaj Teheranit

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht kur SHBA të ndryshojë qasjen ndaj Teheranit

Irani ka vendosur kushte të reja për rikthimin e qarkullimit normal në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa situata në Lindjen e Mesme vijon të jetë e tensionuar. Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare në Teheran ka bërë të ditur se Hormuzi nuk do të rihapet plotësisht për sa kohë Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qasjen e tyre. Autoritetet iraniane kërkojnë përfundimin e luftës, heqjen e bllokadës detare dhe tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni. Në listën e kërkesave përfshihen gjithashtu kompensimi për dëmet e shkaktuara nga lufta, heqja e sanksioneve ndaj Iranit dhe zhbllokimi i aseteve iraniane. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se bisedimet për garantimin e lundrimit në Ngushticë kanë avancuar dhe se palët janë pranë një dakordësie, veçanërisht për krijimin e një korridori...