‘Arrestoni Ramën’/ Mbyllet protesta e 53-të, qytetarët: Nesër në 08:30, të gjithë para Parlamentit
Është mbyllur protesta e 53-të e Revoltës Qytetare, e cila u zhvillua edhe këtë mbrëmje në Tiranë. Pas fjalimeve të mbajtura nga organizatorët dhe qytetarët, protestuesit marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke k♪rkuar dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën vazhdimisht: "Arrestoni Ramën" dhe "Parlament i krimit", ndërsa kërkuan vendosjen e përgjegjësisë për atë që e cilësojnë kapje të institucioneve dhe shkelje të të drejtave të qytetarëve. Në përfundim të tubimit, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës, e cila do të zhvillohet nesër, në orën 08:30, përpara Parlamentit. Kujtojmë se protesta e fundit para Parlamentit, u përshkallëzua pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve ku...
Burimi:
syri.net