Arkmorti në protestë, Berisha: Shqiptarët përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës funeralin politik
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një ditë më parë (4 korrik), ku qytetarëve iu bashkua edhe disapora. Me një video-mesazh Berisha shprehet se dje shqiptarët përsëritën 20 shkurtin e vitit 1990 dhe me simbolizma organizuan funeralin politik të Edi Ramës. Sali Berisha: Mbrëmë qindra mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe mbarë bota, ripërsëritën sipas njerëzve të agjencive më prestigjioze të lajmeve në botë, 20 shkurtin e vitit 1991. Ditën në të cilën shqiptarët përmbysën dhe zvarritën shtatoren e Enver Hoxhës dhe së bashku me të përmbysën kultin më të keq në të gjithë historinë e tyre. Mbrëmë, qindra mijëra protestues përmbysën, para zyrave të tij, shtatoren e narkodiktatorit Edi Rama dhe i...
Burimi:
zeri.ai