Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në “Bukë dhe Zemër”: Zhvillimi dhe natyra duhet të ecin në harmoni

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama në “Bukë dhe Zemër”: Zhvillimi dhe natyra duhet të ecin në harmoni

Në Tiranë është zhvilluar për të dytin vit radhazi festivali “Bukë e Zemër”, një ngjarje që bashkon arkitektë të njohur nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, të angazhuar në projekte dhe zhvillime në Shqipëri. Eventi synon shkëmbimin e eksperiencave, diskutimin e sfidave të zhvillimit urban dhe social të kohëve të sotme, si dhe kontribuimin në formulimin e politikave që lidhen me transformimin urban të vendit. I pranishëm në aktivitet, Kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e arkitektëve në ndërtimin e qyteteve moderne, duke i cilësuar ata si “foshnjet e privilegjuara të Zotit”. Rama: Ju e dini respektin që kam për arkitektët. Arkitektët janë foshnjet e privilegjuara të Zotit. Nuk do jetonim në një qytet, nëse nuk do kishte arkitektë pas tij. Unë...