Ardit Bido mesazh publik Kurtit: Ç’punë ka Vetëvendosje në Shqipëri?
Deputeti socialist Ardit Bido ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga protestat duke ngritur pyetjen se ç’punë kanë aktivistët e “Vetëvendosjes” që ndërhyjnë në Shqipëri. Në foton e publikuar nga aktivistja e VV dhe të shpërndarë nga Bido, emri i deputetit socialist shfaqet i shkruajtur me spraj mbi një kosh mbeturinash. Deputeti i PS i konsideron këto “forma gebelsiane”, duke iu drejtuar përmes një mesazhi publik Albin Kurtit, që të formojë qeverinë në Kosovë dhe t’i lërë protestat në Shqipëri. “Ç’punë kanë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që ndërhyjnë, madje duke denigruar deputetë të Republikës së Shqipërisë? Nuk dua të futem në konspiracionin e vizitave të tua të pervershme në Delphi të Greqisë, por të bëj pyetjen e thjeshtë: çfarë i shtyn vetëvendosësit të piketojnë...
Burimi:
opinion.al