Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

Analisti: Berisha e “mundi” politikisht Salianjin, ja pse nuk u prit në seli pas burgut

Diskutimet mbi mungesën e rivalitetit brenda Partisë Demokratike kanë qenë pjesë e komenteve dhe të analistit Flogert Muça në emisionin “3D” të Alban Dudushit. Muça hodhi dritë mbi marrëdhënien e tensionuar mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit, duke e cilësuar skualifikimin e këtij të fundit si një “luftë të pastër politike” të fituar nga lideri historik i PD-së. Sipas Muçës, ekziston një kontrast i madh mes mënyrës se si u trajtua Salianji gjatë kohës që ishte në burg dhe pritjes që iu bë pas lirimit. Analisti argumentoi se PD-ja e shfrytëzoi figurën e tij vetëm për përfitime momentale politike. “Kur ishte në burg të gjithë e shfrytëzuan për kapital politik. E trajtuan si i burgosur politik, tani i thonë të kap dekriminalizimi. Marrëveshja e heshtur me PD...