Ambasadori i ri, Nesho: SHBA po rikthen fokusin te siguria dhe lufta kundër narkoshtetit në Shqipëri
Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV me Flavio Qarrin, komentoi ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë dhe prioritetet e politikës së jashtme të SHBA në rajon. Sipas tij, fokusi kryesor mbetet siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar, në kuadër të një strategjie për stabilitetin e Ballkanit. Nesho theksoi se SHBA po tregon një qasje më të qartë ndaj vendeve ku, sipas tij, është cenuar funksionimi i shtetit ligjor, duke përmendur Shqipërinë si rast problematik. Ai vlerësoi gjithashtu rolin e ngarkuarës me punë në Tiranë, ndërsa u shpreh se përfaqësuesit e rinj amerikanë pritet të kenë një profil më të fortë në raport me zhvillimet politike në rajon. Nesho: Po pa diskutim Flavio, ardhja e ambasadorit të...
Burimi:
sot.com.al