Ambasadori i ri i SHBA, Bytyçi: Përballje direkte me kreun e organizatës kriminale Edi Rama

Ambasadori i ri i SHBA, Bytyçi: Përballje direkte me kreun e organizatës kriminale Edi Rama

Emërimi i ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, po shihet jo thjesht si një ndryshim diplomatik, por si një sinjal i qartë i një përqasjeje të re dhe më të ashpër amerikane ndaj Shqipërisë. Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto në Syri tv, analisti dhe studiuesi Enver Bytyçi vlerësoi se misioni i ambasadorit të ri do të kulmojë me një përballje të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama, i cili cilësohet si “kreu i organizatës kriminale” në vend. Sipas kësaj analize, prioritetet e shpallura nga ambasadori Eric G. Wendt gjatë seancës dëgjimore në Senatin Amerikan – lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe forcimi i shtetit ligjor me SPAK-un në qendër – nuk janë thjesht retorikë diplomatike. Ato përfaqësojnë vazhdimësinë...