Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri/ I nominuari i Trump në seancë dëgjimore me Komitetin e Jashtëm të Senatit

Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri/ I nominuari i Trump në seancë dëgjimore me Komitetin e Jashtëm të Senatit

Gjeneral-lejtant Erik Uendt, aktualisht në pension, të cilin presidenti amerikan Donald Trump e ka nominuar për të shërbyer si ambasador i SHBA-së në Shqipëri, do të dalë sot në një seancë dëgjimore para Komitetit të Jashtëm të Dhomës së Lartë të Kongresit, pjesë e procesit zyrtar të konfirmimit të tij në detyrë. Eric Uendt ka një karrierë të gjatë ushtarake dhe të sigurisë ndërkombëtare duke shërbyer më shumë se 34 vite në ushtrinë amerikane dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në atë ushtri si dhe në strukturat e NATO-s. Në nëntor të 2019-ës, mori drejtimin e selisë së operacionale speciale të NATO-s që ndodhet në belgjikë, duke patur nën komandë të gjitha forcat speciale të aleancës, përfshi njësitë shqiptare, ndërsa ka punuar me trupat dhe...