Ambasada Ruse reagon për protestat në Tiranë: Akuzat për ndërhyrje të Kremlinit janë të pabaza
Protesta e Flamingove ka thirrur në skenë Rusinë, e cila nëpërmjet ambasadës së saj në Tiranë ka reaguar fort nëpërmjet një deklarate zyrtare. E cila kishte si adresë ministrin e Kulturës, Turizmit dhe Sporteve, Blendi Gonxhja dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ballën. Gjuha e deklaratës ka qenë e fortë dhe direkte. Postimi i plotë Deklaratat e Ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë B.Gonxhja dhe Deputetit të Parlamentit të Shqipërisë, Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë T.Balla në lidhje me “përfshirjen e Kremlinit” në protestat, që po zhvillohen në vend, ngjallin habi. Pretendime të ngjashme po shohim edhe në një numër mediash nga gazetarë të caktuar. Këto deklarata janë krejtësisht të pabaza. Rusia zbaton me rreptësi njërin...
Burimi:
javanews.al