Alizoti: Shqipëria po largohet nga standardet demokratike, rruga drejt BE nuk mund të arrihet me propagandë!
Alizoti: Shqipëria po largohet nga standardet demokratike, rruga drejt BE nuk mund të arrihet me propagandë! Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare komentoi procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe gjendjen e demokracisë në vend. Ai u shpreh me ton kritike ndaj qeverisjes, duke theksuar se, Shqipëria po largohet nga standardet demokratike dhe se rruga drejt Bashkimit Europian nuk mund të arrihet përmes propagandës apo servilizmit, por vetëm përmes kritikës dhe respektimit të vlerave demokratike. Alizoti iu referua edhe parimeve themeluese të Bashkimit Europian, duke theksuar rëndësinë e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës si kushte thelbësore për integrimin europian të Shqipërisë. Tomorr Alizoti: Të jesh pjesë e një unioni sot, ku është unioni më demokratik...
Burimi:
sot.com.al