Albanian Files ose Edi Rama si arkitekti i puçit të betonit

Albanian Files ose Edi Rama si arkitekti i puçit të betonit

Albanian Files ose Edi Rama si arkitekti i puçit të betonit Nga Genc Burimi Kurrë më parë shqiptarët s’kishin dëgjuar se Kryeministri i tyre kishte qenë autori i parathënies së një libri arkitektësh ndërkombëtarë me 800 faqe dhe 500 projekte betoni për Shqipërinë. Aq më pak s’kishin dëgjuar ata për ekzistencën e vetë këtij libri me kopertinë rozë dhe me kryearkitekt Edi Ramën. Sot, kur e vërteta u bë publike nga mediat dhe u shndërrua në një motiv më shumë skandali për protestuesit për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit, ky i fundit, i kapur në flagrancë, vendosi më në fund të shpjegohet mbi Albanian Files. Por në podkastin e tij, në vend të transparencës sesi janë miratuar prapa kurrizit të shqiptarëve plot 525 projekte faraonike...