Akuza për antimiting/ Balla i përgjigjet Berishës: Nuk ka anti-miting, nesër në Vlorë feston Partia Socialiste
Të gjithë rrugët të çojnë për Vlorë. Protestuesit kundër projektit në Zvërnec të shtunën zhvendosin revoltën aty ku nisi gjithçka. Por, qytetari dixhital njoftoi Sali Berishën se para para mitingut është parashikuar të mbahet një antimiting. “PS antimiting në Vlorë”, u shpreh Berisha. Socialistët pranuan se në Vlorë shkojnë për festë, jo për protestë, çdo gjë tjetër e konsideruan diversion politik të doktorit. “Kemi festën e partisë, ti nuk je i ftuar”, u shpreh Balla. Në karrierën e gjatë të tij politikë Sali Berisha ka të regjistruara shumë antimitingje, por ai paralajmëron se nuk do e lejojë Edi Rama të bëjë një të tillë. “Qytetarët do t’i tregojnë në Vlorë se si do përballet”, u shpreh Berisha. Por a i shkojnë Berishës qytetarët nga pas....
Burimi:
top-channel.tv