‘Akti Normativ për 4.2 mln euro’, Preçi: Sjellje arrogante me buxhetin, Qeveria cënoi Fondin Rezervë të Shtetit
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Zef Preçi, ka vënë në dyshim ligjshmërinë e aktit normativ të qeverisë për përdorimin e fondeve rezervë, duke argumentuar se rasti nuk përputhet me qëllimet e përcaktuara në ligj për këtë fond. I ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV, me gazetaren Sonila Meço, Preçi u shpreh se çështja duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, pasi sipas tij bëhet fjalë për një akt të pambështetur në ligj dhe jo për një çështje që i takon hetimit penal nga SPAK. Debati në studio: Meço. Pra është hapur një, një urë e re për të kaluar fondet në këtë mënyrë te privati? Preçi: Pa dashur të polemizoj me zotin Nuri… Ajo që mund të them është që çështja, në vlerësimin tim,...
Burimi:
sot.com.al