Aksidenti tragjik ku humbi jetën 3 vjeçari nuk ishte i vetmi në Korçë-Ersekë! Banorja: Kjo rrugë s’ka siguri

Aksidenti tragjik ku humbi jetën 3 vjeçari nuk ishte i vetmi në Korçë-Ersekë! Banorja: Kjo rrugë s’ka siguri

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Ersekë, ku humbi jetën një fëmijë vetëm 3 vjeç dhe nëna e tij mbeti e plagosur, ka tronditur banorët e zonës. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Kamenicë, ndërsa banorët shprehen se ky nuk është rasti i parë i aksidenteve në këtë segment rrugor. Një banore e zonës, e cili mbërriti menjëherë në vendngjarje pas aksidentit, ka rrëfyer momentet e para pas përplasjes. “Dëgjova zhurmën. Sapo kishin ikur nga shtëpia ime dhe dëgjova krismën, dy zhurma të mëdha. Erdha menjëherë këtu dhe pashë fëmijën të shtrirë në asfalt. E ëma po qante mbi të, e mbuluar krejt me baltë”, tregon ai. Sipas dëshmitarit, banorët u përpoqën t’i jepnin ndihmën e parë të miturit deri në mbërritjen e ambulancës. “E ndihmuam. I hodhëm ujë, i vumë...