Agron Duka thirrje socialistëve: Dëgjoni zërin e protestuesve, nesër mund të jetë vonë!

Agron Duka thirrje socialistëve: Dëgjoni zërin e protestuesve, nesër mund të jetë vonë!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka reaguar lidhur me protestat qytetare, duke u bërë thirrje socialistëve që të reflektojnë dhe të dëgjojnë kërkesat e shqiptarëve që prej javësh janë në shesh. Përmes një reagimi publike, Duka shprehet se protestuesit përfaqësojnë shtresa të ndryshme të shoqërisë dhe nuk duhet të etiketohen apo të trajtohen si kundërshtarë politikë. Sipas tij, ata kërkojnë një shtet më funksional, më shumë llogaridhënie dhe përfaqësim, jo përçarje apo hakmarrje. “Gabimi më i madh që mund të bëhet sot është t’i përçmosh ose t’i etiketosh. Ata nuk po kërkojnë të shembin vendin, por ta bëjnë atë më të jetueshëm”, thekson Duka. Kreu i PAA-së u ndal edhe te zërat kritikë që kanë ardhur nga figura të njohura të së majtës,...