Agjentë serbë në protesë? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

Agjentë serbë në protesë? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat sot në 18 qershor jashtë Kuvendit, u pyet për deklaratën e tij se në protesta mund të ketë pasur agjentë serbë. Berisha deklaroi se ka bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit kundër protestuesve. “Qytetari digjital më ka thënë se ka agjentë serbë në protestë. Kjo sepse ka një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit. Këto po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura dhe është një akt antishqiptar. Serbët nuk janë prapa diellit. Janë të kontraktuar, i paguan Vlora dhe këto. Vlora Çitaku është agjente e kombinuar mes Ramës e Vuçiçit”, tha Berisha. Në lidhje me protestat për Zvërnecin, Berisha deklaroi se Rama ka shkelur disa ligje, kombëtare e ndërkombëtare. “Parlamenti Europian ka shprehur shqetësim të vazhdueshëm...