‘ADS një AKSHI i dytë’, PD: Skandali qeveritar ngrihet mbi katër shtylla korruptive
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka folur për vendimin e qeverisë për krijimin e “Albanian Digital Solution”. Vangjeli shprehet se kjo kompani është akti i radhës i një skeme korruptive për kapjen e parave publike dhe vjedhje galopante. Ndërsa e ka cilësuar si “ AKSHI 2”, ajo shton se ADS nuk është reform teknologjike por një skandal i qeverisë. Sipas saj ky “skandal” bazohet në 4 shtylla: Strofka e re e patronazhistëve dhe militantëve, zhvatje pa tavan pagash për klientët e qeverisë, dublim dhe fryrje e qëllimtë-AKSHI 2 dhe monopol e gjobvënie ndaj institucioneve dhe privatëve. Deklarata e plotë: Vendimi i qeverisë Rama për krijimin e ‘Albanian Digital Solution’ (ADS) është akti radhës i një...
Burimi:
sot.com.al