‘Administrata flet më shumë sesa punon/ Haxhimali: Zmadhimi i bashkive nuk ndali emigrimin e boshatisjen

‘Administrata flet më shumë sesa punon/ Haxhimali: Zmadhimi i bashkive nuk ndali emigrimin e boshatisjen

Drejtori i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, i ftuar në një intervistë për Syri TV me gazetarin Arnold Kariqi, deklaroi se procesi i dëgjesave publike për rishikimin e reformës territoriale po shkon drejt përfundimit, ndërsa shqetësimet e qytetarëve dhe përfaqësuesve vendorë kanë qenë të shumta. Sipas Haxhimalit, deri tani janë zhvilluar takime dhe dëgjesa në 10 qarqe të Shqipërisë, ndërsa kanë mbetur për t’u realizuar vetëm në qarqet e Tiranës dhe Korçës. Haxhimali theksoi se në pothuajse të gjitha dëgjesat është evidentuar kundërshtimi ndaj mundësisë së reduktimit të mëtejshëm të numrit të bashkive, sipas një modeli që do t’i afronte ato me ish-rrethet. Sipas tij, bashki si Vau i Dejës, Poliçani dhe të tjera kanë paraqitur argumente të forta kundër shkrirjes së tyre me njësi...