A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!
Demokratët ndahen për 23 majin, ditën kur Sali Berisha kandidon përballë vetvetes për kreun e partisë së tij. 11% deklarohen pro Berishës, por e kritikojnë për mënyrën se si skualifikoi gjithë kandidatët. Sipas tyre, gara me vetveten po dëmton PD. 12% besojnë ende te PD, por jo me kryetar Berishën. 7% po ashtu janë me Berishën, por janë realistë: më mirë mos bënte garë fare, pasi rezultati dihet. Por gjithsesi janë pak. Një shumicë dërrmuese e të anketuarve, 70%, nuk u intereson më fare çfarë ndodh me PD, sa kohë në krye qëndron Sali Berisha. KAMPIONI: 1372 banorë të rritur të Shqipërisë.Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme, në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht, në mënyrë...
Burimi:
javanews.al