A do të dorëzohet kërkesë e re në Kuvend? Drejtuesi i SPAK: Balluku çështje prioritare! Hetimet kanë përparuar
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho, ka deklaruar se hetimi ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mbetet një nga çështjet më prioritare të institucionit. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Braho konfirmoi se hetimet vijojnë me intensitet dhe se kontrollet e zhvilluara këtë të enjte janë pjesë e veprimeve hetimore në kuadër të kësaj dosjeje. “Është çështje në hetim. Është ndër çështjet më prioritare. Janë 9 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe 2 prokurorë që po merren me këtë çështje. Kontrollet e sotme janë vijim i hetimeve. Kur të përfundojnë hetimet do të dalim me hetim më të plotë”, u shpreh Braho. I pyetur nëse SPAK do t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë të re në lidhje me...
Burimi:
sot.com.al