“70 vite punë në çift për shtëpi në Tiranë”/ Teliti: Tregu i lirë nuk funksionon, ndërtimi kontrollohet nga…

“70 vite punë në çift për shtëpi në Tiranë”/ Teliti: Tregu i lirë nuk funksionon, ndërtimi kontrollohet nga…

Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë ngriti alarmin për atë që e cilësoi si deformim të thellë të tregut të ndërtimit në Shqipëri, duke argumentuar se çmimet e larta të apartamenteve nuk përcaktohen më nga ligjet normale të kërkesës dhe ofertës, por nga një sistem i shtrembëruar dhe i kriminalizuar. Sipas Telitit, në një ekonomi funksionale çmimet duhet të vendosen nga përballja e ndershme mes kërkesës dhe ofertës në një treg të lirë, por në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e ndërtimit, kjo logjikë është zëvendësuar nga interesa të errëta financimi, mungesë konkurrence reale dhe mbështetje shtetërore ndaj praktikave antiligjore. Ai theksoi se kjo ka krijuar një treg të paarritshëm për shumicën e qytetarëve dhe të aksesueshëm vetëm për një shtresë shumë të pasur....