61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

61 ditë protestë, qytetarët marshojnë sërish drejt Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e saj të 61-të, teksa edhe këtë pasdite qytetarët u mblodhën në sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë për të vijuar mobilizimin e përditshëm. Ajo që nisi si një reagim ndaj zhvillimeve në Zvërnec është shndërruar në një lëvizje të përditshme qytetare, e cila prej më shumë se dy muajsh mban në rrugët e Tiranës protestues që kundërshtojnë qeverinë dhe atë që ata e cilësojnë si kastën politike. Gjatë 60 ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me tubime, marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ndryshimin e mënyrës së qeverisjes. Edhe në tubimin e një dite më parë, aktivistët...