‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Edi Ramës

‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Edi Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, riktheu akuzat për të ashtuquajturën "Dosja Shqiptare", duke pretenduar se dokumenti përmban 523 projekte të mbajtura në fshehtësi dhe se pas tyre qëndron vetë kryeministri Edi Rama. Në postimin e tij në Facebook, Berisha nxori një video, duke e cilësuar dosjen si provën më të fortë të asaj që ai e quan kapje e pasurive publike dhe private të vendit. Postimi i plotë: Përsëri për “Librin e Kuq” apo “Dosjen Shqiptare” të Edi Ramës! Miq, ky libër, kjo dosje sekrete prej rreth 800 ka 523 projekte të arkitektëve të 60 studiove ndër më të njohurat në botë. Këto projekte shtrihen në 523 vendndodhjet më të bukura të brigjeve të detrave, liqejve dhe lumenjve dhe maleve e kodrave të Shqipërisë,...