“49 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes”, Rama: Shqipëria vulos përmbylljen e negociatave me BE, opozita kërkoi izolimin

“49 milionë euro të tjera nga Plani i Rritjes”, Rama: Shqipëria vulos përmbylljen e negociatave me BE, opozita kërkoi izolimin

Më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian vulos përmbylljen me sukses të fazës hyrëse dhe hap fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në podcastin e radhës së të dielës ku nuk kurseu ironitë dhe akuzat ndaj opozitës. “Thanë se rruga europiane ishte e bllokuar, thanë se Shqipëria ishte më në fund e ndëshkuar, thanë se qeveria jonë ishte krejt e izoluar. U gënjyen, u gënjyen, se gjithnjë nga ajo mendja e tyre e cekët dhe e mbrapshtë dhe, në fund, në fund, humbën me turp dhe Shqipëria fitoi përsëri me mund, me dinjitet dhe me krenari”, theksoi kryeministri. Sipas tij opozita tentoi të të dëmtojë imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare,...