“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e qeverisë për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West në Tiranë, duke e cilësuar atë një investim strategjik për imazhin dhe ekonominë e vendit. Përmes një komunikimi në rrjetet sociale, Rama tha se eventi e ktheu Shqipërinë në qendër të vëmendjes botërore. Ai akuzoi kritikët se po përhapin dezinformim dhe po dëmtojnë interesat e vendit. Rama: Mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert. Shqipëria organizoi një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm. Në Shqipëri, këtë herë, ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. Kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka...