‘4 miliardë euro për rrugë, qytetarët ende në trafik ferri’/ Këlliçi: Paratë e shqiptarëve janë vjedhur

‘4 miliardë euro për rrugë, qytetarët ende në trafik ferri’/ Këlliçi: Paratë e shqiptarëve janë vjedhur

‘4 miliardë euro për rrugë, qytetarët ende në trafik ferri’/ Këlliçi: Paratë e shqiptarëve janë vjedhur Deputeti i Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me trafikun dhe gjendjen e infrastrukturës rrugore në vend, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të investimeve publike. Sipas Këlliçit, qytetarët shqiptarë po përballen çdo ditë me “radhë kilometrike” në akse të ndryshme rrugore, duke përmendur daljen nga Tirana, hyrjen në Elbasan dhe kalimin në Lezhë. Ai theksoi se kjo situatë është kthyer në një problem të vazhdueshëm prej 13 vitesh. Deputeti demokrat deklaroi se, sipas tij, rreth 4 miliardë euro janë shpenzuar për rrugët gjatë qeverisjes së Kryeministrit Edi Rama, por investimet nuk kanë sjellë përmirësim real të infrastrukturës. Këlliçi akuzoi gjithashtu ish-zëvendëskryeministren dhe ministren...