35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari, nuk do të ndalemi deri sa ta çojmë Shqipërinë në majë
Partia Socialiste festoi sot në “Sheshin Italia” 35-vjetorin e themelimit, ku morën pjesë themelues, anëtarë dhe simpatizantë. Në fjalën e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, theksoi se ai ndihet krenar për atë që socialistët kanë arritur. Kryesocialisti tha se sot ndihet më krenar se kurrë, sepse që prej ardhjes në pushtet të socialistëve nuk ka asnjë pëllëmbë tokë të Shqipërisë në shitje dhe se flamuri i Ismail Qemalit valëvitet me krenari. Ai kujtoi gjithashtu liderin historik të PS-së, Fatos Nano, i ndarë nga jeta pak kohë më parë, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite për Partinë Socialiste. Ndërsa shtoi se PS-ja nuk do të ndalet derisa ta çojë Shqipërinë në majën ku i takon, në Bashkimin Evropian. “Qysh se PS-ja...
Burimi:
vizionplus.tv