35 vjetori i PS/ Rama: Protesta nisi me një zemërim të drejtë, por vijoi me një kërkesë të padrejtë, janë keqinformuar

35 vjetori i PS/ Rama: Protesta nisi me një zemërim të drejtë, por vijoi me një kërkesë të padrejtë, janë keqinformuar

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, në festën e 35-vjetorit të themelimit, që po zhvillohet në “Sheshin Italia”, e nisi fjalën e tij mbi atë që po ndodh në Bulevard. Rama tha se shumica e protestuesve ndodhen aty pasi janë keqinformuar për atë që po ndodh realisht në Zvërnec. Sipas tij, qeveria socialiste ka bërë më shumë se kushdo për mjedisin dhe mbrojtjen e tij, dhe se projekti nuk shkatërron, por zhvillon vendin. “Puna e deshi që në 35-vjetorin e kremtimit të themelimit të PS-së, një masë e madhe njerëzish të dilte vrullshëm mbi kanalet e internetit dhe një përfaqësi e saj të merrte çdo mbrëmje Bulevardin e Tiranës. Protesta nisi me zemërimin e drejtë për një akt dhune dhe me kundërshtimin e padrejtë...