35-vjetori i PS/ Ish-deputeti Jurgis Çyrbja dekorohet për kontributin e tij në parti
Blendi Klosi dhe Jurgis Çyrbja TIRANË-Partia Socialiste festoi në Durrës 35-vjetorin e themelimit të saj përmes një ceremonie ku u zhvilluan një sërë aktivitetesh, u mbajtën fjalime, madje janë ndarë edhe çmime. Një çmim shkoi edhe për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti u dekorua për kontributin e tij në parti. Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit në 9 tetor 2024. Ai u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2017. Në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës mes 6583 vota. Në ceremoni, të pranishëm ishin edhe figura të tjera politike të Partisë Socialiste, mes tyre kryeministri Edi Rama ku u vlerësua roli i kësaj force politike në transformimin e Shqipërisë ndër vite./ZËRI
Burimi:
zeri.ai