35-vjetori i PS/ Balla flet për projektin në Zvërnec: Investimi që e fut Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar
Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbështetur investimin që pritet të bëhet në Zvërnec, gjatë aktivitetit të organizuar për 35-vjetorin e krijimit të PS-së në Tiranë. Teksa ka folur për investimet strategjike, Balla ka veçuar projektin e Power Holding në Zvërnec, për të cilin tha se do ta vendosë Shqipërinë në “Ligën e Kampionëve” të turizmit ndërkombëtar. “Ne jemi të vetmit që do ta përmbyllim anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne jemi të vetmit që do ta fusim Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, u shpreh ai. Më tej Balla e cilësoi Partinë Socialiste si forcën politike që ka dhënë kontributin kryesor në ndërtimin e shtetit shqiptar modern, gjatë aktivitetit të...
Burimi:
javanews.al